Shqipëri, Denoncon zhdukjen e shokut, arrestohet vetë si autor i dyshuar

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit, si i dyshuar për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij me inicialet F.F, transmeton Top Channel.

Aleksandër Fadili, banues në rrethin e Peqinit denoncoi në polici zhdukjen e shtetasit me inicialet F.F. Policia u vu menjëherë në lëvizje pas marrjes së dëshmisë së tij dhe pasi hetimeve, lindën dyshimet se vetë denoncuesi është autori i dyshuar i zhdukjes së 30-vjeçarit F.F.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill të këtij viti. Policia e Kurbinit deklaron se ka siguruar prova të mjaftueshme dhe shkencore që fajësojnë Aleksandër Fadilin.

Uniformat blu dyshojnë se Fadili e ka vrarë dhe më pas zhdukur shokun e tij 30-vjeçar, po banues në Peqin dhe thotë se është vënë në kërkim për gjetjen e trupit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL