Belgjikë, mijëra punonjës protestojnë për reformën e pensioneve

Punonjësit në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, kanë protestuar kundër reformës së qeverisë për pensionet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijëra persona me thirrjen nga sindikatat e ndryshme të punëtorëve u mblodhën para stacionit verior të trenit në qendër të Brukselit. Protestuesit nga këtu kanë marshuar deri në stacionin e trenit Midi i cili ndodhet në një distancë disa kilometra nga vendi i tubimit.

Protestuesit e ardhur nga qytete të ndryshme të Belgjikës kanë brohoritur me slogane dhe kanë mbajtur në duar pankarta antiqeveritare. Në marshimin i cili ka vazhduar për disa orë i është bërë thirrje qeverisë belge për rregullimin e kushteve të pensioneve.

Për shkak të protestës ka patur ndërprerje në transportin publik, ndërsa u ndërpre edhe mësimi në disa shkolla. Teksa janë shtyrë dhe disa gjykime nëpër gjykata, bëhet e ditur se në aeroportin Anvers nuk janë kryer procedurat e ngarkesave.

Protestuesit kundërshtojnë masat e kursimit të pranuara nga qeveria që përfshijnë rritjen e moshës së pensionit dhe hapat e ndërmarrë nga qeveria për të ulur ditët e pushimit të festave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP