Scot: Uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott ka deklaruar sot për FoNet se shumë ekspertë kanë nxjerrë përfundimin se nuk ka rrezik shëndetësor në Serbi dhe as kudo tjetër në botë ku është përdorur municioni me uranium të varfëruar.

Ai ka shtuar se kështu ka pohuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e mjedisit.

Scott ka theksuar se municioni me uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë dhe më pak në rajonin e Preshevës e Bujanocit.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në çdo hulumtim serioz shkencor lidhur me këtë, ndërsa OBSH ka treguar se uraniumi varfëruar nuk bën rrezik serioz për shëndetin”, ka thënë Scott, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se disa shkencëtarë serbë, epidemiologë e radiologë kanë bërë hulumtime të pavarura dhe ata nuk kanë gjetur dëshmi se uraniumi i varfëruar ka shkaktuar probleme shëndetësore në Serbi.

Në Beograd është iniciuar krijim i një Komisioni që do të hetonte dëmtimet shëndetësore nga përdorimi i municionit me uranium të varfëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button