Franca mbështet Maqedoninë për integrim në BE

Sot, në kornizat e Mbledhjes nr. 16-të të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të përkushtuar me temë: “Perspektiva franceze mbi ardhmërinë e BE-së” fjalime hyrëse patën kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie dhe Iv Bertonçini, kryetar i Lëvizjes Evropiane të Francës dhe nënkryetar i Lëvizjes Evropiane Ndërkombëtare.

Grubi, duke u përqendruar në gjendjet aktuale në dhe me Bashkimin Evropian, e theksoi rëndësinë e mbështetjes franceze për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kontekst për perspektivat gjeopolitike dhe ekonomike të Francës për ardhmërinë e Bashkimit Evropian, të cilat janë kryesore për Republikën e Maqedonisë, si vend-anëtar i ardhshëm.

Në këtë kontekst, informon se vendi mbetet i përkushtuar në realizimin dhe dërgimin e rezultateve nga reformat e BE-së, të cilat Brukseli i kërkon prej nesh, para mbajtjes së Këshillit të BE-së në qershor, në pjesën e sundimit të së drejtës, me theks të veçantë në reformat në gjyqësi dhe administratën publike. Në lidhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bulgarinë, është nënshkruar Marrëveshja për Miqësi me Bulgarinë dhe në rrjedhë është gjetja e zgjidhjes së pranuar reciprokisht për tejkalimin e dallimit rreth emrit me Greqinë. Për këtë shkak, theksoi Grubi, vendi me meritë pret së shpejti të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ambasadori Timonie, sugjeroi se vendet-anëtare të BE-së, në këto korniza edhe Franca, në dekadën e kaluar u ballafaquan me një varg sfidash serioze, për çka si fitil për mobilimin evropian ishte Bregziti. Kjo solli në paraqitjen e euroskepticizmit të rritur, por përsëri, liderët evropianë u bashkuan dhe i përshpejtuan reformat e domosdoshme për Bashkimin Evropian më efikas dhe fuqishëm të lidhur me qytetarët e vet. Është e domosdoshme se Maqedonia duhet të punojë në reformat e nevojshme të BE-së, në këtë kontekst edhe në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët, sepse sa më shpejt që zgjidhen këto çështje, aq më shpejt do të lëvizim drejt BE-së.

Bertonçini, si profesor dhe kryetar i Lëvizjes Evropiane të Francës, duke i sqaruar qëndrimet e Francës në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, sugjeroi se, mes tjerash, shkaku për euroskepticizmin në vendin e tij kryesisht ka të bëjë me përvojat negative me vende-anëtare të caktuara, të cilat hynë të papërgatitura në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, si shkak për mospërgatitjen e Francës për anëtare të reja të BE-së i theksoi edhe problemet aktuale me emigrantët, si dhe terrorizmin radikal, me të cilat ballafaqohet shoqëria franceze. Për këtë shkak, z. Bertonçini, sugjeroi në nevojën që Maqedonia të jetë proaktive në zgjidhjen e këtyre problemeve evropiane globale dhe problemeve botërore me çka do t’i fitonte simpatitë e qytetarëve francezë.

Në diskutim morën pjesë edhe deputetët: Xhevat Ademi, Zhaklina Peshevska, Julijana Nikollova, Tatjana Prentoviq dhe Sllavica Tasevska, të cilët kërkuan mbështetjen franceze për proceset tona eurointegruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP