Shqipëri, farmacistët insistojnë për zgjidhjen e kërkesave të tyre

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë zhvilloi sot një tubim paqësor me kërkesat sipas tij për zgjidhjen përfundimtare të problemeve të sistemit farmaceutik në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Farmacistë të mbledhur nga e gjithë Shqipëria të veshur me bluza të bardha marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës për barnat e rimbursueshme, listës së barnave të rimbursueshme dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma, pas takimit me përfaqësuesit e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Shqipërisë tha se gjatë takimit u hoq mundësia e penalitetit të farmacisë me ndërprerje të kontratës, nëse subjekti farmaceutik nuk ka arritur t’i dorëzojë dokumentet brenda afatit të parashikuar në kontratë.

“Jo të pakta janë problemet të cilat farmacitë kanë hasur gjatë aplikimit të recetës së rimbursueshme, qoftë me ndryshimin e kodit të barit, qoftë me njohjen e gjendjes së inventarit. Sot u la vendim që urdhri i farmacistëve do të paraqesë të tëra problemet e sistemit të IT-së të cilat vërehen në aplikimin e recetave të rimbursueshme”, tha Toma.

Ndërsa lidhur me koston e recetës elektronike, e cila i është hequr faturimit buxhetor të fondit dhe është shpërndarë në të gjitha subjekteve farmaceutike, Toma tha: “Kërkuam në takim që të bëhet një rimbursim në bazë të një vlere që mund të ketë receta, ndërsa sot kërkuam përgjigje për këtë dhe na shpjeguan se receta me printim do të shkojë drejt eliminimit. Shumë pak rajone kanë mbetur pa e aplikuar recetën elektronike. Pritet shumë shpejt që ajo të implementohet në këto rajone”.

Ndërsa lidhur me kërkesat nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduart Ahmeti dha një deklarate për mediat, ku u shpreh se palët arritën sot një marrëveshje lidhur me disa çështje kontraktuale, të cilat ishin kërkesa ndër vite të subjekteve farmaceutike.

“Sigurimi i barnave bëhet me qëllim që ato të jenë të sigurta për pacientët. Gjetëm dakordësi dhe mirëkuptim nga farmacistët. E rëndësishme është që palët të sqarohen dhe të kuptojnë qartë, të drejtat dhe detyrimet reciproke që rrjedhin nga kontrata. Ato nuk e kanë penguar procesin kontraktual, përkundrazi e kanë disiplinuar atë. Një pjesë të kërkesave të farmacistëve i kemi marrë parasysh”, tha Ahmeti.

Farmacitë në disa qytete të vendit sot kanë mbyllur shërbimin për qytetarët në formë proteste për kërkesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP