New York, ekspozohen fotografitë e David Bowie në një stacion të metrosë

Për kënaqësinë e shumë admiruesve të muzikës së tij, por edhe të qytetarëve të tjerë, këto ditë stacioni i metrosë Broadway-Lafayette të New York-ut në SHBA është zbukuruar me fotot e ikonës së rokut David Bowie, raporton Anadolu Agency (AA).

Fotografitë, në të cilat Bowie paraqitet në faza të ndryshme të karrierës, e cila përfundoi me vdekjen e tij në janar të vitit 2016, u vendosën përgjatë mureve të stacionit të metrosë në bashkëpunim me Muzeun Brooklyn, në të cilin nga 15 qershori mbahet ekspozita “David Bowie is”.

Në muze janë ekspozur rreth 400 sende personale dhe artikuj që Bowie i ka përdorur gjatë karrierës së tij artistike, ikonat e modës dhe fenomeneve kulturore.

Biletat për këtë ekspozitë u shitën në një kohë shumë të shkurtër. Por, deri më 13 maj, vizitorët dhe përdoruesit e metrosë së New York-ut, apo stacionit Broadway-Lafayette, i cili ndodhet pranë shtëpisë së Bowie në New York, u është mundësuar që përmes ekspozitës së fotografive të ndjejnë të paktën një pjesë të atmosferës së ekspozitës.

Përveç kësaj, ekspozita në stacionin e metrosë është bërë në bashkëpunim me Muzeun Brooklyn dhe Spotify, ku çdo fotografi ka një bar kod që mund të skanohet, e cila u mundëson dëgjimin e një kënge të David Bowie në platformën Spotify.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button