Athina dhe Tirana vendosin të njohin patentat e automjeteve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kocias nënshkruan të premten Marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të Automjeteve, transmeton VoA.

Sipas burimeve zyrtare diplomatike, marrëveshja u nënshkrua nga dy ministrat në Souni, në afërsi të Athinës,pas një takimi të Ministrave nga disa vende të Ballkanit dhe Europës Lindore.

Marrëveshja pritet të krijojë lehtësi për një kategori të gjerë emigrantësh shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, por edhe për qytetarët shqiptarë që lëvizin në të dy vendet.

Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë, të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e patentës greke.

Pak kohë më parë, Greqia njohu vulën apostile, duke lehtësuar praktikat e përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve.

Sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë për shkak të mosnjohjes së vulës apostile nga autoritetet greke kishte kapur vlerën e 6.7 milionë eurove. Greqia nuk i njihte më parë dokumentet shqiptare me të ashtuquajturën “Vula apostile” që ka lindur nga një marrëveshje ndërkombëtare në vitin 1961 për 87 shtete pjesëtare të Konventës, ku kishin aderuar edhe të dy vendet.

Hapat konkretë mes të dy vendeve vijnë pas takimeve të shtuara të kohëve të fundit në nivele diplomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button