Lieberman mesazh Asadit: Largoni iranianët nga Siria

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman tha se regjimi i Bashar al-Asadit duhet të largojë iranianët nga Siria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “Jerusalem Post”, Lieberman i cili ka vizituar Lartësitë e Golanit nën pushtim, tha se pas operacionit të avionëve luftarakë të Izraelit mesnatën e së mërkurës ndaj objektivave ushtarake të Iranit në Siri, ende nuk janë ulur tensionet.

Ai pretendon se Irani i ka dorëzuar Hezbollahut armë nëpërmjet Sirisë. Lieberman tha se Izraeli për një kohë të gjatë ndjen shqetësim për praninë e Iranit në Siri.

Ministri izraelit pretendon poashtu se Irani i ka dërguar në Siri sistemet e zhvilluara ajrore me gamë prej 110 kilometra të cilat mund të godasin Izraelin.

“Nëse dikush është në përgatitje të sulmit ndaj Izraelit, nëse planifikon të dërgojë raketa në Izrael, ne çdo herë veprojmë përpara dhe përpiqemi që ta godisim atë”, tha Lieberman.

Ai dërgoi një mesazh deri tek regjimi i Asadit me ç’rast tha: “Largoni iranianët nga Siria. Prania e tyre sjell vetëm probleme dhe shkatërrim”.

Izraeli pretendon se forcat iraniane në Siri kanë shkrepur deri në 20 raketa ndaj bazave në Lartësitë e Golanit nën okupim të Izraelit. Si përgjigje ndaj këtij sulmi avionët luftarakë izraelitë goditën një numër të madh të pozicioneve iraniane në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button