Agjencia e Intelegjencës tregon se çfarë ka punuar gjatë vitit 2017 (DOKUMENT)

Agjencia e Intelegjencës së Republikës së Maqedonisë (AIRM) për herë të parë nga themelimi i saj e ka prezantuar raportin për punën e institucionit, njofton Portalb.mk.

“Kjo bë bëhet me qëllim të rritjes së transparencës  së Agjencisë. Të dhënat të cilat janë vendosur në dokument janë të deklasifikuara, me çka është përkushtuar vëmendje për dispozitat në ligjin për informata të klasifikuara. Raporti për punën e AIRM-së për vitin 2017 përmban informata për punën e Agjencisë në pikëpamjen e: migrimit ilegal, radikalizmit fetare dhe terrorizmin ndërkombëtar, krim të organizuar transaksional, por edhe për interesat aktuale të ekonomisë dhe sigurisë. Në dokument janë të theksuara edhe informatat për bashkëpunimin e institucionit në aspektin bilateral dhe multilateral, por edhe tregues statistikor për punën e AIRM-së”, thuhet në kumtesë.

Dokumente është prezantuar përpara komisionit kuvendor për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe AIRM-së më 23 mars 2018.

Raportin mund ta shihni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button