Zaev nga Tetova premtoi zhvillim ekonomik (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në Tetovë të enjten mbrëma, mes tjerash, ka folur për çështjet politike në vend, duke theksuar se ai si kryeministër për fillim i ka rregulluar të gjitha marrëdhëniet me fqinjët: Bullgarinë, Kosovën dhe është duke punuar edhe për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, njofton Portalb.mk.

Zaev tha se me marrëdhënie të mira do të kemi edhe një ekonomi të mirë në vend. Sipas tij, synimi i çdo politikani të mirë është që vendin ta çojë përpara ekonomikisht dhe këtë është duke e arritur me ndërtimin e një shoqërie multietnike dhe fqinjësi të mirë.

Zaev gjatë fjalimit tha se me reformat që janë bërë duke e ri-kthyer tarifën e lirë të energjisë elektrike qytetarët për një muaj nuk shpenzojnë më 11.4 milion euro, ndërsa nga ndërprerja e taksës radiodifuzive kursejnë 12.5 milion euro dhe këta para janë në shtëpitë e qytetarëve të Maqedonisë.

“Nuk ndajmë mjete për përmendore por jemi duke punuar seriozisht, kemi ndarë 270 milion euro të holla për rrugë magjistrale dhe rrugë regjionale. Në Maqedoni do të shtrohen me asfalt tërë rrugët.” Tha ai.

Kryeministri foli edhe për reformat gjyqësore dhe tha se për të gjithë ata që ka dëshmi do të dënohen ndërsa të pafajshmit do të lirohen.

Në takimin e tij me strukturën dhe simpatizantët e LSDM-së ishin të pranishëm edhe struktura të tjera partiake të LSDM-së dhe pushtetit, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, rektori i UT-së, Vullnet Ameti dhe kryetari i degës së BDI-së për Tetovë, Resi Abdyramani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button