Koreja Veriore liron tre amerikanët e mbajtur peng

Presidenti Donald Trump ka thënë se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka siguruar lirimin e tre amerikanëve të burgosur nga regjimi i Koresë Veriore, transmeton KTV.

Pompeo ka qenë në Pyongyang për t’u marrë vesh rreth detajeve për samitin mes Trumpit dhe diktatorit Kim Jong-un, i cili ka shfaqur shenja se do të heq dorë nga programi i armëve bërthamore në shkëmbim të lehtësirave ekonomike.

Tre amerikanë e liruar sot janë misionari Kim Dong-chul; Kim Sang-duk, i njohur edhe si Tony Kim dhe Kim Hank-song.

Image

Image

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button