Ruçi: Tahiri rast i rrallë, tregoi moral brenda politikës imorale

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi përgëzoi Tahirin për moralin që tregoi duke dorëzuar mandatin për tu vënë në dispozicion në drejtësisë. Ai tha se mbetet rast i parë në parlament që jep dorëheqjen për këtë arsye; pra për çështje hetimi.

“Është rasti i parë. E kemi mirëpritur dhe është i vlerësuar. Dhe këtu do të përmendja shprehjen e të famshmit Curcil “Politika ska moral”, por ai tregoi se brenda politikës ka moral. Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit. Dorëheqja e tij është për tu përshëndetur, për tu mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet që ta hetojë prokuroria dhe ish-deputeti ka dalë përpara organeve të drejtësisë”, tha Ruçi, transmeton Opinion.al.

Deklarata u bë gjatë një konference që kreu i Kuvendit po zhvillon me gazetarët me teme “Sfidat me të cilat do të përballet Kuvendi i Shqipërisë nëse në muajin Qershor vendoset hapja e negociatave”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button