Monika Bellucci në gjendje jo të mirë financiare, dyshohet për evazion fiskal

Gjykata e lartë e Zvicrës do të ndihmojë autoritetet franceze mbi një rast të dyshuar të evazionit fiskal që përfshin Monica Bellucci-n, e cila mori pjesë edhe në filmin e fundit të James Bond. Gjykata Federale Zvicerane ka pranuar një kërkesë për ndihmë nga autoritetet tatimore franceze për informacionin e llogarisë bankare për asetet financiare të mbajtura nga Bellucci në Zvicër.

Gjykimi i gjykatës, zbulon se aktorja 54-vjeçare italiane dyshohet për evazion fiskal në Francë në periudhën 2011-2013. Bellucci kishte deklaruar qëndrimin e saj fiskal në Londër, por autoritetet franceze nuk ishin dakord, pasi ajo ishte ende me ish-bashkëshortin e saj, Vincent Cassel. Është dyshuar gjithashtu se ajo kishte një llogari të fshehtë në Zvicër.

Avokati francez i Bellucci-t, Marc Vaslin, tha se autoritetet franceze kurrë nuk duhej të ishin lejuar të fillonin procedimet. “Kjo nuk ka të bëjë me një person me banim në Francë, i cili po fsheh paratë në Zvicër”, u citua në Tages-Anzeiger. Bellucci nuk ka banuar në Francë, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button