Aktivisti në Krime dënohet me burg për shkak të komenteve në mediat sociale

Një aktivist nga Krimea është dënuar me dy vjet burg, për shkak të komenteve pro-Ukrainës të bëra në mediat sociale.

Ihor Movenko është gjetur fajtor nën akuza për ekstremizëm, nga një gjykatë në Sevastopol, territor që kontrollohet nga Rusia, transmeton REL.

Ai është dënuar për shkak se ka shkruar “Krimea është Ukrainë” në një grup në rrjetin social Vkontakte më 2016.

“Nëse nuk gabohem, kjo është hera e parë që dikush është dënuar me burg, për shkak të komenteve në mediat sociale”, ka thënë Darya Sviridova, anëtare e grupit ukrainas të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

“Duket që një qytetar ukrainas po persekutohet sepse ka qëndrim pro-Ukrainës në një territor të okupuar”, ka shtuar tutje ajo.

Avokatja mbrojtëse e Movenkos, Oskana Zheleznyak ka njoftuar se do të apelojnë këtë vendim.

Që prej se Rusia ka aneksuar Krimenë në mars të vitit 2014, situata e të drejtave të njeriut në gadishullin ukraians është përkeqësuar.

One thought on “Aktivisti në Krime dënohet me burg për shkak të komenteve në mediat sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP