Deri kur kështu “profesor” ?

Pa dhënë emra e iniciale, pa ju drejtuar personalisht me emër, me mllef të madh po shkruaj dhe bëj publike për njerëzit një realitet të hidhur.

Deri kur do të vazhdoni kështu ju profesor të nderuar, ju edukator e pedagog që me zemër bëni rolin e një demagogu.

Deri kur do të hidhni vallen e vjetër ?!

A është normale që një person i shkolluar të bëj shaka e të tallet me shëndetin dhe problemet e një nxënësi.

E çka mendoni ku do të mbetet vullneti i rinisë për të qëndruar në bankat shkollore e të dëgjojnë ligjërimet nga njerëz si ju.

Duhet të keni të qartë se nesër-pasnesër do të bini në duart e dikujt nga ato nxënës që sot po përqeshni.

Dini se bota rrotullohet dhe gabimet që bëni ju, në të ardhmen në mos ju, fëmijët tuaj do ti pësojnë.

Askush nuk është jetim, dhe në qoftë dikush jetim kini të qartë se ka Zotin pas.

Asgjë këtu nuk ka mbetur për tu falur.

Vazhdimisht po bëni rolin e të brengosurve se pse rinia largohet dhe është kaq injorante, por arsyeja jeni ju, jeni ju shkaktar, jeni ju punëtor të shërbimeve të vjetra jugosllave që i demoralizoni nxënësit dhe rininë.

Nuk është njerëzore, nuk është e dashurisë dhe mirësisë, as e traditës dhe fesë, e as e moralit kjo që po ndodh.

Kini frikë hakun dhe Zotin dhe sidomos lotin e një të riu.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Derisa nuk e ke guximin të e thuash me emër e mbiemër dhe derisa pret që Zoti ti bën punët tona,persona të tillë që nuk kanë dert për Zot e moral do e luajnë vallen e tyre pa siklet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button