Thaçi dekretoi ligjin për ratifikimin e demarkacionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

“Në dekret thuhet se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekreton “Shpalljen e Ligjit Nr.06/L-60 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të miratuar nga Kuvendit i Republikës së Kosovës, më 21.03.2018, i shqyrtuar nga Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës, me aktvendimin (rasti Nr. KO45/18, Nr. Ref. 1225/18, datë 30.04.2018), dhe i pranuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, më 02.05.2018”, thuhet në njoftim.

Ky dekret ka hyrë sot në fuqi, pas nënshkrimit të tij nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP