Infantino: Rusia “plotësisht e gatshme” për Kupën e Botës

Rusia është “plotësisht gati” për të qenë nikoqire e Kampionatit të Futbollit për Kupën e Botës në muajt qershor dhe korrik, ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, derisa ka deklaruar se ky shtet është duke bërë përgatitjet e fundit për këtë turne, transmeton REL. 

Duke iu drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë në Soçi, Infantino ka thënë se përgatitjet janë në përfundim e sipër.

“Rusia është e gatshme plotësisht në organizimin e kampionatit dhe mirëpritjen e palëve në këtë shtet të bukur”, ka thënë ai.

Infantino ka shtuar se Rusia është 99 përqind e punës ka përfunduar sepse ende ka punë për të bërë”.

Rusia është nikoqire e Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës nga 11 qershori deri më 15 korrik.

Lojërat do të mbahen në disa qytete ruse duke përfshirë, Moskën, Shën Petersburgun dhe Soçin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP