EMRAT

Gjatë tërë jetës jo të shkurtër
bashkëshortore
i drejtohej me
Nënë (në të vërtetë nga çasti
kur u lindi një fëmijë)
por
kur ajo nisi të rrallohet
nga pak,
e kishin kaluar shumë vite,
dhe dyshonin se ka alhajmer
ai iu drejtua me
Dashuria ime
kurse ajo krejtësisht butë i tha
Bir
dhe frika në eshtrat e tij
u bë më e qëndrueshme se çdo kafkë,
por edhe si kujtesa e saj
bosh
si çdo asht shpendi

 

Nga Ana RISTOVIQ
Përktheu Xhabir AHMETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button