Art Channel bëhet Klan Maqedoni

Në shënimin e Ditës Botërore të lirisë së medias, tregut medial  në Maqedoni, nga dita e sotme, i bashkëngjitet një nga mediat më prestigjioze shqiptare dhe më me peshë në rajon e më gjerë Tv Klan nga Shqiperia. Art Channel dhe TV Klan sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ku Art Channel do te fusionohet në Klan, transmeton Art Channel. 

Aki Etemi dhe Aleksandër Frangaj përshëndetën këtë  nismë duke e siguruar opinionin se do të sjellin një frymë të re mediale në Maqedoni, ajo e cila i ka munguar deri më tani tregut vendas. Aki Etemi  theksoi se kjo  ka qenë një ide e kahmotshme për një bashkëpunim të këtillë, ai shtoi se  me finalizimin e kësaj marrëveshje tregut medial në Maqedoni i ofrohet një prurje e re mediatike.

Aleksandër Frangaj Pronari i gjigandit mediatik Tv Klan theksoi se do të sjellin më të mirën për qytetarët e Maqedonisë, ajo të cilën deri më tani i ka munguar tregut mediatik. Ai premtoi se Art Channel në Maqedoni do të jetë si Klani në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button