Padi penale për kryetaren e Institutit të Kontabilistëve, ka paguar trajnime që nuk janë mbajtur

Policia Financiare ka dorëzuar padi penale për kryetaren e Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistët e Autorizuar (IKKA), Lençe Papazovska, pasi që nga llogaria e Instituti ka transferuar para që kanë mbaruar në llogari të personave fizik të cilët nuk i kanë kryer kurrfarë shërbimi Institutit, njofton Portalb.mk.

Padi penale është ngritur edhe kundër S.M., nga Oda Ekonomike Internacionale në Maqedoni, e cila ka ndihmuar në tërheqjen e parave nga llogaria. Policia Financiare ka hyrë në Institut një ditë pasi që mediat publikuan një sërë keqpërdorim nga kontabilistët.

“L.P., duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare si kryetar e IKKA-së, e ndihmuar nga i paraqituri i dytë S.M., si person zyrtar, më 2.1.2017, me qëllim që të ketë përfitime të paligjshme për të dhe persona të tjerë, nga llogaria bankare e Instituti ka dërguar para në llogari të Odës Ekonomike Internacionale me vlerë prej 9.777.300 denarë, të cilat më pas u janë paguar si kompensim shumë personave fizik (të gjithë anëtarë të Bordit Menaxhues, Mbikëqyrës dhe Komisionet e Formuar në Institutin Kontabilistë dhe Kontabilistët e Autorizuar). Të njëjtët i kanë marrë paratë me qëllimin se kanë bërë përgatitje të trajnimeve, janë angazhuar konsulentë për ekspertiza në fushën e tatimeve dhe kontabilitetin, por edhe shkathtësive prezantuese, ndërkaq të njëjtët nuk kanë kryer kurrfarë shërbimi”, ka konstatuar Policia Financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button