“Fiks Fare” denoncon rrjetin e pedofilëve! Rastet, në Shqipëri e Kosovë

“Fiks Fare” ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

Gazetarët e emisionit investigativ do të tregojnë mbrëmjen e kësaj të mërkure sesa lehtë bien prè e këtyre abuzuesve, fëmijët minorenë, transmeton Top Channel.

Nëpëmjet dy profileve të hapura prej tyre në Facebook, të një djali dhe një vajzë minorene, ata kanë zbuluar sesi funksionon rrjeti i pedofilëve dhe sesi ata afrohen me fëmijët.

Mangësia që ka Kodi Penal në Shqipëri, i cili nuk e parashikon krimin e pedofilisë në rrjetet sociale, ka çuar në lulëzimin e këtij fenomeni kohët e fundit.

Detajet i mësoni pas edicionit qendror të lajmeve, në emisionin “Fiks Fare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button