Kryeministri Zoran Zaev është takuar me tre parti opozitare për zgjërimin e shumicës parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev ka intensifikuar bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare. Zaev konfirmoi se një ditë më parë ka zhvilluar takime me dy fraksionet e Besës dhe me PDSH-në, por duke mos dhënë detaje nëse me ndonjërin subjekt ka përafruar qëndrimet. Zaev nuk pret që të gjitha subjektet negociuese të bëhen pjesë e shumicës.

“Mbrëmë u takova me tre parti politike, respektivisht me Lëvizjen Besa, partinë e cila udhëhiqet nga Afrim Gashi e cila është në procedurë gjyqësore dhe me Menduh Thaçin. Vazhdojnë bisedimet. Sot do të ketë komunikim plotësues. Unë dua që këto ditë të përfundojmë këtë temë. Nëse arrijmë t’i ndajmë propozimet rreth marrjes së përgjegjësisë në resorë dhe institucione publike, sigurisht do t’i duhet edhe kohë subjekteve për t’i shqyrtuar ato në organet e tyre partiake. Por unë besoj se nëse jo me të gjitha partitë, së paku e një pjesë të tyre do t’ia dalim me sukses” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Dera e Qeverisë e hapur, partitë të blinduara

Rikonstruimi i Qeverisë mbaron në fundjavë, pas 1 Majit Zaev do t’i tregojë ndryshimet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button