Aksident trafiku në Laç humbin jetën 3 të rinj (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Adriatik të Laçit. Mësohet se një makinë ka rënë nga ura në një kanal.

Brenda në mjet ndodheshin tre të rinj, për të cilët policia ka konfirmuar se kanë humbur jetën. Policia dyshon se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara e  mjetit tip “Lancia”, transmeton Gazeta Shqip.

Blutë e Kurbinit konfirmojnë se viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë tre djem:

-Bert Marku, 17 vjeç;

-Simon Kaza, 20 vjeç;

-Jul Margjoni, 22 vjeç;

Dy prej viktimave ishin banues në Adriatik, ndërsa njëri prej tyre jetonte në zonën e Kombinatit.

Uniformat blu dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për nxjerrjen e trupave jashtë automjetit.

Ndërkohë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, shprehen se drejtuesi i automjetit, në përpjekje për të shmangur një gropë, ka devijuar nga rruga duke rënë në kanal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button