Trump shtyn afatin për tarifat e aluminit dhe çelikut

Pas vendimit për rritjen e taksave të reja për importet e aluminit dhe çelikut, presidenti i SHBA-ve Donald Trump miratoi zgjatjen e afatit të negociatave edhe me 30 ditë me aleatët kryesore, Kanadanë, BE-në dhe Meksikën.

 

Duket se vizita e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel në Washington javën e kaluar, ka dhënë efekt. Kjo shtyrje i jep më shumë kohë administratës të bindë partnerët tregtarë.

“Në këto negociata, administrata është e përqendruar në kuotat që do të kufizojnë importet dhe do të mbrojnë sigurinë kombëtare,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vendosi tarifa prej 25 % për importet e hekurit dhe 10 % për ato të aluminit gjatë muajit mars, por më pas, ai njoftoi përjashtimin përkohësisht nga taksat per BE-ne Meksikën dhe Kanadanë, por jo per Kinën. Një gjë e tillë nxiti hakmarrjen e presidentit kinez, i cili njoftoi rritjen e tarifave për më shumë se 100 produkte amerikane, përfshirë verën dhe mishin e derrit.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë beri te ditur se ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Korenë e Jugut për importet e çelikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button