Moti sot në Maqedoni
Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i ngrohtë, me diell dhe me vranësira mesatare. Në pjesët malore të vendit pritet të ketë kushte për reshje të shiut në orët e pasdites.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 6°C e deri më 13°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 21°C e deri më 31°C.
Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 29 °C.
Indeksi i rrezeve UV do të jetë 7.
Ditë të mbarë!