Kushtetuesja s’gjeti shkelje në ratifikimin e demarkacionit

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi nuk ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Aktgjykimi i Kushtetueses, pasoi kërkesën e parashtruar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe 11 deputetë të tjerë të Kuvendit nga radhët e këtij subjekti politik.

Ky grup i deputetëve opozitarë pretendonte se procedura e ndjekur për miratim si dhe përmbajtja e Ligjit për ratifikimin e demarkacionit, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, transmeton TV21.

Por, në bazë të vendimit, tashmë të publikuar në faqen zyrtare, Gjykata Kushtetuese konstatoi se për ratifikimin e Marrëveshjes dhe procedura për miratimin e saj nuk ishin në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjykata gjithashtu njëzëri refuzoi kërkesën e parashtruesve për të vlerësuar Marrëveshjen ndërkombëtare për demarkacionin e kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, duke e vlerësuar stë jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button