Eurodeputetja greke kërkon përgjigje nga Donald Tusk se pse ka folur në gjuhën maqedonase

Qëndrimet dhe mbështetja për Maqedoninë nga kryetari i Këshillit Evropian, por edhe përdorimi i gjuhës maqedonase nga ana e Donald Tusk, janë  pyetjet e eurodeputetes së opozitës greke Nova Demokratia (Demokracia e RE) që ia drejton kryetarit të Komisionit Evropian pas takimit të Donald Tusk me Zoran Zaev në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Maria Spiraki, e cila është edhe zëdhënëse e partisë opozitare në letrën e saj me pytjet e parashtruara për kryetarin  Donald Tusk i ka marrë parasysh edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë se “një nga shtyllat në negociatat për emrin është pranimi nga ana e Greqisë se gjuha që e flasin në vendin fqinj është gjuha maqedonase”. Pas kësaj, siç njofton korespodenti i MIA-s deputetja e pyet kryetarin e Komisionit:

“A konsideron se deklaratat janë shprehje e solidaritetit të Këshillit ndaj shtetit anëtarë të BE që është në negociata me një vend që është kandidat në procesin negociues? Mbështetje të pakushtëzuar për IJRM-në, siç tha, vlen edhe në rast që mos ket zgjidhje për emrin me Greqinë? Cilat janë faktet që i japin atij të drejtën për të parashikuar njohjen e gjuhës së IRJM-së nga Greqia në kuadër të negociatave të vazhdueshme?, këto janë pyetjet që deputetja nga Demokracia e Re ia ka drejtuar Komisionit Evropian.

Tusk mbajti fjalim në maqedonisht: Qëndruat pranë nesh edhe ne do të qëndrojmë pranë jush

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button