Arabia Saudite nis ndërtimin e një kompleksi argëtues

Arabia Saudite ka mbajtur një ceremoni të rrallë të fillimit të ndërtimit të një ambienti argëtues, i cili përbën një tjetër hap në planet e trashëgimtarit të fronit, Princit Muhammad bin Salman për të hapur ekonominë e shtetit konservativ dhe për të ndryshuar politikat kulturore.

Trashëgimtari i fronit dhe mbreti saudit, Salman kanë marrë pjesë në ceremoninë e 28 prillit në Kidia, afër kryeqytetit Riad, transmeton REL.

Komplesi argëtues, i cili synon të tërheqë 1.5 milion vizitorë brenda vitit, është ndërtuar në një hapësirë prej 334 kilometrash katrorë.

Pjesa e parë e hapësirës pritet të hapet më 2022.

Në këtë ambient do të ketë pishina, shtëpi pushimi, vende për organizimin e ngjarjeve kulturore dhe atyre sportive.

I gjithë projekti pritet të kushtojë 8 miliardë dollarë.

Së fundmi, Arabia Saudite ka hapur kinemanë e parë pas 40 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP