Maqedoni, 158 fatkeqësi për një vit në vende të punës

Gjatë vitit 2017, 158 fatkeqësi kanë ndodhur në vendet të ndryshme të punës, prej të cilave 25 persona kanë përfunduar me humbje jete, njofton Alsat-m. Të dhënat janë frikësuese, thonë nga Shoqata për mbrojtje në punë me rastin e 28 prillit, Ditës botërore për mbrojtje dhe siguri në punë. Gjithashtu, nga kjo e fundit thonë se këtë vit fokus i veçantë u kushtohet të rinjve që do jenë punëtor të ardhshëm e që paraprakisht nuk marrin aspak njohuri për rreziqet gjatë kryerjes së profesionit të tyre.

Në përvjetorin e kësaj dite, nga shoqata për mbrojtje të inxhinierëve “Tutella” dhe Friedrich Ebert Maqedoni kanë vërejtje të mëdha ndaj punëdhënësve që nuk zbatojnë me me përpikmëri ligjin për mbrojtje dhe siguri në punë. Madje, kërkojnë të evidentohen sëmundjet që punëtorët marrin gjatë periudhës në punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button