Spasovski: Maqedonia po shkon përpara

“Në dhjetë muajt e fundit edhe si parti edhe si shumicë parlamentare kemi punuar shumë në përgjegjësinë dhe në planin ndërkombëtar dhe të brendshëm që të kthejmë besimin në institucione, të kthejmë besimin në Republikën e Maqedonisë dhe shteti jonë përsëri të jetë i respektuar nga partnerët rajonal dhe global. Sot, pas një viti nga ngjarjet e 27 prillit, mund të arrijmë në përfundim se Maqedonia ka bërë një hap të madh përpara. Sot Maqedonia ka mbështetje dhe është e respektuar në rajon dhe Evropë. Ajo tani pasqyron stabilitet dhe integritet, gjëra që sjellin më shumë investime, vende pune më të mira dhe paga më të larta”, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një tribunë në Gjorçe Petrov, transmeton MKD.mk, përcjell Portalb.mk.

Ai foli për masat që sigurojnë më shumë të holla për qytetarët siç është rritja e pagës minimale, heqja e taksës radiodifuzive, energji elektrike më të lirë etj.

Spasovski potencoi se këto projekte kanë për qëllim sigurimin e vendeve të reja të punës, rritje ekonomike dhe ecje para në proceset euroitegruese të vendit.

Në bisedim me qytetarët Spasovski prezantoi aktivitetet e policisë për rritjen e sigurimit në komunikacion dhe gjithashtu ai informoi qytetarët me projektin “polici i lagjes”, i cili rrit efikasitetin e asaj që polici të shërbejë si mik dhe mbrojtës i qetësisë së qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button