Sheqerinska në SHBA: Maqedonia e gatshme për anëtarësim në NATO

Ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska ndodhen në ditën e dytë të vizitës zyrtare në SHBA, ku u takua me zëvendës ndihmësin e sekretarit të mbrojtjes Lora Kuper dhe më zyrtarë të lartë të Departamentit Shtetëror Amerikan.

Siç njofton Ministria e mbrojtjes, në takim me zëvendës ndihmësin sekretar të Byrosë për punë të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Shtetëror Amerikan, Elizabet Milard, Sheqerinska shpalosi argumentet në bazë të të cilave Maqedonia meriton anëtarësimin në NATO, rritjen e buxhetit dhe rrogave të Armatës, rritjen e numrit të ushtarëve në misionin në Afganistan, si dhe në plan më të gjerë – kthimin e kritikave dhe medieve të lira, sundimin e së drejtës, transparencë aktive për të cilët u zotua Qeveria si një ndër shtyllat kryesore kundër korrupsionit, trasnmeton Plus Info, përcjell Portalb.mk.

Përfaqësuesja e lartë të Departamentit Shtetëror Amerikan, Milard pranoi se vendi ka pasur përmirësime dhe ka ecur para pas ngjarjeve të krizës në Kuvendin e Maqedonisë para një viti, dhe potencoi se SHBA është mik i Maqedonisë dhe që nga afër ndjek dhe mbështet progresin e vendit.

Në Departamentin Shtetëror Amerikan Sheqerinska u takua edhe më përfaqësuesin e lartë Methju Palmer, i cili tha se punët në Maqedoni po rrjedhin shumë shpejtë, dhe se vendi është i gatshëm jo vetëm që të jetë pjesë e NATO-s, por të jetë anëtare e cila është aktive në Aleancë.

Në takimin më Lora Kuper, siç thuhet Sehqerinska tha se Ministria e mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë punojnë me seriozitet në implementimin e reformave të nevojshme, duke u fokusuar në strategjinë e mbrojtjes.

“Reformat ne Ministrinë e mbrojtjes dhe ARM janë rezultatet tona të zhvillimit të mbrojtjes që tregojnë se Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s”, tha në takim Sheqerinska.

Qëllimi i takimeve të Sheqerinskës në SHBA është që të sigurojë mbështetje të fuqishme në pritje të samitit të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button