Shilegov dhe Kamenis kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim mes Shkupit dhe Athinës

Kryetarët e Shkupit dhe Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kamenis, sonë në Muzeun e Arti Bashkëkohor (MAB) në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim mes dy qyteteve, njofton Portalb.mk.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, me Athinën do të këmbejmë informata, përvoja dhe praktika të mira dhe do të kemi bashkëpunim në fusha të ndryshme në punë dhe  kompetenca, ashtu siç janë: administrata e qytetit dhe menaxhimi me shërbimet publike, zhvillim urbanistik, rezistencë urbane, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës, aktivitete turistike dhe kulturore, inovacione, teknologji informatike dhe digjitalizim dhe praktika për angazhim qytetar. Njëkohësisht, bashkë do të bashkëpunojmë në korniza të rrjetit “Eurocities” dhe do t’i promovojnë kontaktet tregtare”, theksoi Shilegov.

Në fjalimin e tij, Shilegov gjithashtu ka theksuar se të dy qytetet dhe të dy popujt kanë më shumë histori që i bashkon se sa që i ndanë, për këtë edhe e kanë zgjedhur Muzeun për Art Bashkëkohor që të jetë vendi në të cilin do të nënshkruhet marrëveshja. Shilegov tha se MAB rikujton në historinë e përbashkët, kur pas tërmetit në Shkup në vitin 1963, mes artistëve nga e tërëve bota që kanë donuar veprat e tyre dhe e kanë mbushur këtë muze, anë qenë edhe 34 artistë grek të cilët i kanë dhuruar 46 vepra, ndërkaq veprat e tyre janë pjesë e koleksionit të MAB, që bashkë i kanë parë të dy kryetarët e qyteteve dhe delegacioni i ardhur nga Athina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP