27 prilli, Xhaferi: Ua falë, por e njëjta të mos përsëritet kurrë (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot, me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, bashkë me kryeministrin Zoran Zaev kanë mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën morën pjesë edhe deputetët nga shumica parlamentare, njofton Portalb.mk.

Ai tha se do të ishte e gabueshme që të kishte të shkruar fjalim, pasi që edhe natën përpara një viti nuk ka pasur të shkruar fjalim, por e ka thënë atë që ka buruar prej tij.

“Pas një viti hyj këtu dhe e kam të njëjtën ndjenjë dhe kujtohen në situatën kur për një moment duhet të mendoj për jetën ose vdekjen. Duke e përcjellë situatën drejtpërdrejtë për atë se çfarë ndodh jashtë, vlerësoja se po ndodh një vlerësim i gabuar i të gjithë atyre që pretendonin që të futen me forcë brenda Kuvendit.
Duke qenë i bindur aspektet e sigurisë se askush nuk mund të futet brenda, nuk e pata menduar se dikush nga brenda do t’i hapë dyert dhe të futen. Për fat të keq e kuptuam se prej brenda e bëjnë kolegët tanë që ndajnë të njëjtin fat dhe ushqehen me të njëjtën bukë. Për fat të keq, një pjesë e tyre prej të cilëve ishin të obliguar që t’i sigurojnë jetët dhe punën e deputetëve dhe të zyrtarëve kuvendor në Kuvend nuk ishin në nivel të detyrës së tyre”, tha Xhaferi.

Si kryetar i Kuvendit, i falë të gjithë ata të cilët nuk kanë qenë në nivel të detyrës së tyre.

“Unë mund të ua fali të gjithëve që nuk kanë qenë në nivel të detyrës vetëm për atë që të kujtojnë se prej atëherë e këndej asnjëherë dhe askush nuk duhet që ta përsërit të njëjtën. Për dallim nga atëherë, sot dyert e Kuvendit janë fizikisht të hapura për të gjithë qëllim-mirët të cilët duan që të na rikujtojnë dhe të na ofrojnë këshilla për atë se çfarë është obligimi ynë”, tha Xhaferi.

Zaev: Sulmi në Kuvend ishte sulm ndaj demokracisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button