Protestë përpara Kuvendit: Nuk është turp të vdesim, turp është që të ngelemi pa emrin tonë

“Erdhëm bashkë që të jemi pjesë e murit të gjallë nëpërmjet së cilit nuk guxohet që të kalohet. Tejkalimi i këtij murit na dërgon te asgjëja e madhe. Të krijojmë mur të gjallë për emrin, për identitetin, të cilat u trashëgohen gjeneratave”, porositën pjesëmarrësit e protestës së sotme për “Mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, identitetit të nacionalitetit maqedonas dhe për lirimin e të paraburgosurve dhe të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit”, nën organizimin e Rrjetit Koordinativ Maqedonas – Të gjithë për Maqedoni Unitare, njofton Makfax, transmeton Portalb.mk.

Ata porositën se ky është paralajmërimi i fundit përpara organizimit të padëgjueshmërisë qytetare, për shkak të arrestimit të akuzuarve të 27 prillit.

“Nuk është turp nëse vdesim deri në një, por turp i madh është nëse ngelemi pa emrin tonë, prej të cilit po frikësohen si nga murtaja”, kanë porositur pjesëmarrësit e protestës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button