Shkup, organizohet “Tubimi i Studentëve Ndërkombëtar”

Në organizimin e Federatës së Shoqatave të Studentëve Ndërkombëtar (UDEF) nga Turqia dhe në bashkëpunim me Shoqatën Vizioni-M dhe Shoqatën Köprü, sot në Shkup u mbajt “Tubimi i Studentëve Ndërkombëtarë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për herë të katërt këtë vit, morën pjesë përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe një numër i madh i të ftuarve.

Aktiviteti i mbështetur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), nën moton “Dhjetra ngjyra, qindra kultura, bota është më e madhe se pesë”, studentët nga vende të ndryshme që studiojnë në Maqedoni promovuan vendet dhe kulturat e tyre.

Kryetarja e Forumit të Gruas pranë UDEF, Şeyma Üstün, në prononcimin e saj para të pranishmëve tha se nga muaji i kaluar kanë filluar me organizimin e tubimeve të studentëve në vende të ndryshme të botës.

Üstün tha se më 12 maj në Qendrën e Kongresit Haliç në Stamboll do të organizojnë programin final të tubimeve, në të cilën presin pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Të gjithë të rinjtë janë ardhmëria jonë. Të rinjtë do të ndërtojnë të ardhmen, ne i besojmë kësaj. Si përfaqësues të kësaj lëvizjeje të mirësisë, është një detyrim dhe përgjegjësi t’i mbështesim këto aktivitete të rinisë”, tha Üstün.

Në kuadër të programit fjalime mbajtën edhe përfaqësues të shoqatave turke, shqiptare dhe boshnjake. Më pas, para të pranishmive u prezantuan valle popullore turke, shqiptare dhe boshnjake.

Për të promovuar kulturat e tyre, studentët dhuruan ushqime nga kuzhina e tyre tradicionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button