Befason Mourinho: Ja çka mund të bëjmë në të ardhmen me Wengerin

“Nëse më respekton gjysmën e asaj që e respektoj unë, mund të jemi miq të mirë në të ardhmen.”

Jose Mourinho dhe Arsene Wenger nuk e kanë dashur kurrë njëri-tjetrin, kanë debatuar shpesh me njëri-tjetrin dhe gjatë një episodi thuajse janë zënë me duar, por “Special One” nuk i mban mëri 68-vjeçarit nga Franca, i cili në fund të sezonit, pas 2 vitesh, do të largohet nga Arsenal.

“Kam shumë respekt për të, – tregon Mourinho për “Sky Sports”, – por e vërteta është se kur erdha unë Arsenal ishte kampion në fuqi dhe në vitin 2004 doja t’i vidhja titullin. Ky është futbolli.”

“Kam një konsideratë të lartë për Wenger dhe jam përpjekur ta tregon gjatë viteve të fundit, ku nuk ka pasur probleme mes nesh. Më vjen shumë keq që pas Ferguson një tjetër “ikonë” po largohet nga Premier League,” – përfundoi trajneri i United.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button