Gratë që lexojnë janë të rrezikshme

Të mbytura në një botë plot burra dhe ku ato supozohej të mbeteshin pasive, gratë e gjetën mënyrën për tu aktivizuar.

 E përdorën letërsinë. Dhe kësisoj, gratë që nisën të lexonin e të zgjeronin kufijtë e tyre. U bëtë të rrezikshme, transmeton KultPlus.

Stefan Bollman ka përmbledhur në një libër historinë e grave që lexojnë. Gratë në piktura të ndryshme janë duke lexuar libra, duke mos e çarë kokën për asgjë tjetër, duke lënë pas burrat e fëmijët shpesh për të lexuar, për tu koncentruar.

Franz Eybl, Lesendes Mädchen

Libri në gjuhën spanjolle është fantastik, dhe për ata që e kuptojnë këtë gjuhë do të ishte një fillim i mirë për të kuptuar shoqëritë dhe gratë që nisën të lexonin.

Felix Vallotton, Young Lady Reading

Bollman ka hulumtuar mungesën e medieve dhe gratë, se si atë e përdorën letërsinë për të ushqyer tek të tjerët rrezikun. Ato u bënë të rrezikshme, pasi morën informacionin e duhur prej librave.
Esther Tusquets ka shkruar: Që nga Sheherzadja e deri te gjyshet e nënat tona, gratë kanë ndryshuar historinë dhe kanë qenë tregimtaret gjeniale të historisë.

Friedrich heinrich füger / magdalena

Në libër shkruhet se burrat duan që gratë të bëjnë sa më pak gjëra, dhe mundësisht ato që ata i kanë dëshirë. Në vitin 1532, humanisti Juan Luis Vives i këshillonte burrat që të mos i lejonin gratë e tyre të lexonin, sepse gratë nuk duhet të krijojnë gjykimin e tyre.

“Jeune décadente” – Ramon Casas

Po e sjellim këtë libër sot, i cili mund të lexohet online, në 8 marsin që më pak se festë duhet të kujtohet si një mënyrë për të protestuar e reflektuar mbi gjendjen e grave sot nëpër botë. Dhe në kontekstin e mirë, po, gratë që lexojnë janë të rrezikshme, sepse mund ta ndryshojnë mendësinë, dhe janë kundër patriarkalitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP