Raportuesit pa kufij: Rënia e regjimit të Gruevskit e ka zvogëluar kontrollin ndaj mediave në Maqedoni

Maqedonia është e ranguar në vendin e 109-të në raportin më të ri për lirinë e mediave sipas Raportuesve pa kufij, që tregon se ka përmirësim për dy vende në krahasim me vitin e kaluar kur ishte në vendin e 111-të. Megjithatë, vendi është renditur në një ndër pozitat më të dobët nga vendet e rajonit, njofton Portalb.mk.

Liritë më të lira në rajon janë në Slloveni, e cila ndodhet në vendin e 32-të, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 62-të, Kroacia në vendin e 68-të, Shqipëria në 75, Kosova në 78, Mali i Zi në 103, ndërkaq Bullgaria në vendin e 111.

pjesën e raportit që ka të bëjë me Maqedoninë thuhet se “sulmet sistematike ndaj lirisë së mediave ka qenë fenomen konstant gjatë sundimit një dekadësh të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, e cila përfundimisht ka mbaruar me  zgjedhjen e qeverisë së re në qershor të vitit 2017”.

“Gjatë kohës së sundimit dhjetëvjeçar, Gruevski ka vendosur nivel të caktuar të kontrollit ndaj mediave që nuk mundet të krahasohet me asnjë vend të Ballkanit, ndërkaq shumë media opozitare patjetër u desh që të shuhen”, është konkluza e Raportuesve pa kufij të cilët vlerësojnë se transmetuesi radiodifuziv “ende është në shërbim të VMRO-DPMNE-së”. Në raport thuhet se “rënia e regjimit të Gruevskit ka sjellë deri në zvogëlimin e kontrollit ndaj mediave, por ende është herët që të vlerësohen me siguri qëllimet e Qeverisë për krijimin e përmirësimit afatgjatë të situatës. Nuk ka ndryshime të ndjeshme në situatën ekonomike të gazetarëve në Maqedoni, të cilët paguhen lirë, ndërkaq vendet e punës nuk u janë të sigurta”.

Në botë media më të lira ka Norvegjia, Suedia dhe Holanda, ndërkaq vendet ku ka më pak liri janë Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea. Liria e mediave në botë është zvogëluar vitin e kaluar, ndërkaq urrejtja ndaj gazetarëve është përforcuar në Evropë dhe SHBA, që është kërcënim për demokracinë, thuhet në raport. Sipas Raportuesve pa kufij, liria e mediave në 21 shtete është e klasifikuar si “shumë serioze”. Katër vende evropiane kanë pasur rezultate të këqija vitin e kaluar, ndërkaq SHBA ka pësuar rënie për dy vende, gjegjësisht është në vendin e 45-të nga 180 vende.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP