Tetovë, vendi ku duhet të ndërtohet bulevardi “Blagoja Toska”, është shndërruar në parking (FOTO+VIDEO)

Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” në mënyrë që të shkarkohej komunikacioni në qytetin e Tetovës është shndërruar një vend parkim për vetura dhe pikë strehimi i shfrytëzuesve të drogës gjatë orëve të natës, shkruan Portalb.mk.

Banorët për Portalb.mk shprehen të zhgënjyer nga komuna pasi me vite të tëra është vetëm duke folur për këtë projekt, por nuk ka marrë asnjë hapë në realizimin e tij.

“Nuk e besoj se ky bulevard do të hapet ndonjëherë, në këtë pjesë ka shtëpi dhe ka banorë që jetojnë aty. Është duke u premtuar shumë herë dhe nuk është duke u ndërmarrë asgjë deri më tani, çdoherë premtohet”, thotë, Valmir Selimi, banor në lagjen “Lenin” nga edhe ku kalon ky bulevard.

“Ky bulevard duhet të ishte mbaruar që moti, ka qenë një premtim i hershëm dhe vazhdon të ngelet premtim. Mosrregullimi i këtij bulevardi po shkakton një kaos komunikacioni në këtë zonë”, thotë banori Valbon Zendeli.

Bulevardi “Blagoja Toska”
Bulevardi “Blagoja Toska”

Nga Sektori për Komunikacion dhe Tokë Ndërtimore thonë se janë duke punuar në hapjen e këtij bulevardi dhe për momentin janë duke arritur marrëveshje me pronarët që kanë objekte dhe shtëpi në këtë zonë.

“Sa i përket hapjes së bulevardit “Bllagoja Toska”, ne nuk i kemi ndërprerë aktivitetet tona, vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me pronarë të objekteve dhe tokave dhe ne e vlerësojmë si projekt parësorë. E vërtetë është se deri më tani ka pasur problem objektive dhe subjektive në këtë drejtim. Ku si problem subjektiv ka qenë mos arritja e marrëveshjes me pronarët e tokave dhe të objekteve ku shpresojmë që të arrimë një marrëveshje për kompensimin e tyre”, thonë për Portalb.mk nga Sektori për Komunikacion dhe Tokë Ndërtimore të Komunës së Tetovës.

Bulevardi “Blagoja Toska”
Bulevardi “Blagoja Toska”

Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska“ do të lehtësonte komunikacion në qendër të qytetit që është shumë i ngarkuar për momentin. Vendi në të cilën do të duhet të hapet ky bulevard është duke u shfrytëzuar vetëm si vend parkim për vetura.

Me Planin Gjeneral Urbanistik për qytetin e Tetovës, janë paraparë 4 bulevarde kryesore, të cilët janë: bul. “Liria” (M.Tito), “Ilindenit”, “B.Toska” dhe “V.S. Bato” (Industriale), prej të cilave asnjëra nuk është e ndërtuar tërësisht. Deri në vitin 2009 janë bërë investime kapitale në ndërtimin dhe zgjerimin e bulevardeve dhe rrugëve të reja në rajonin qendror të qytetit të Tetovës si p.sh. zgjerimi dhe ndërtimi i bulevardit të “Ilindenit”, janë ndërtuar disa rrethrrotullime, depërtimi i bulevardit “Iliria”, kurse në periudhën 2009-2013 është depërtuar rruga “B.Kidriç” te posta prej bul. “Ilindenit”, janë ndërtuar disa rrethrrotullime si ajo te bul. “Iliria” me rr. “Jane Sandanski”, që e kanë lehtësuar qarkullimin e automjeteve në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.

Tetovë, hapja bulevardit “Bllagoja Toska” do të rrënojë disa shtëpi

Tetovë, hapat e parë për hapjen e bulevardit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button