Pacolli me kritika të ashpra opozitarizmit të LDK-së – përmend vëllanë e Zemajt, ambasador

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se LDK-ja po e luan rolin e opozitës vetëm aty ku nuk janë vetë në pozitë, transmeton Koha.net.

Ajo përmes një postimi në Facebook shkruan se LDK nuk kishte reaguar njësoj kur Behgjet Pacolli e kishte emëruar në pozitën e ambasadorit në Gjermani, Astrit Zemaj, vëllanë e deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, në dhjetor 2017, vetëm disa muaj pas formimit të Qeverisë Haradinaj.

“LDK para disa ditëve kishte bojkotuar mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme ku u intervistua kandidati i propozuar nga Qeveria Haradinaj për ambasador në Gjermani, Beqë Cufaj, me arsyetimin se është kundër emërimeve politike të ambasadorëve sepse tashmë përqindja e lejuar e të emëruarve politik është tejkaluar”, ka thënë Pacolli.

“Kjo është LDK! Gjithmonë e luan rolin e opozitës vetëm aty ku nuk janë vetë në pozitë”, ka thënë deputetja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button