Tevdovski pret kthesë dhe lëvizje të ekonomisë

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski vlerëson se ekonomia e Maqedonisë shkon në drejtim të mirë dhe pret kthesë serioze dhe lëvizje në këtë vit, njofton Portalb.mk.

Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” thotë se në fillim të vitit ka tregues të cilët dëshmojnë se ekonomia shkon në drejtim të mirë.

“Në janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, prodhimi industrial është rritur për 5.6%. Ka rritje serioze në eksport për rreth 24%. Aktiviteti kreditor në muajt e parë është gjithashtu në lëvizje dhe e lartë, përfshirë edhe te kompanitë që është pozitive, pasi që në periudhën e kaluar kryesisht ishte te amvisëritë. Edhe pagat në Maqedoni filluan vërtetë të rriten, me rritje prej 5.6% në bazë vjetore, që e ka rritur pagën mesatare mujore për 1.250 denarë dhe për herë të parë kemi pagë mesatare prej 24.000 denarë. Këto janë sinjalet e para që ekonomia e Maqedonisë shkon në drejtim të mirë, pas vitin 2017 kur kemi pasur ditë dhe natë – një gjysmë viti me rënie ekonomike, më pas filloi të lëvizë ekonomia në drejtim pozitiv. Tani në vitin 2018 mund të pritet kthesë serioze dhe ekonomia të vazhdojë të lëvizet në drejtim të mirë”, thotë Tevdovski.

Sipas tij, stimulim për rritjen e ekonomisë do të jetë rekomandimi i pakushtëzuar i Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Ai shton se janë të nevojshme edhe më shumë reforma që ekonomia të shkojë përpara dhe thekson se po ndërmerren një numër i madh i aktiviteteve për transparencë më të madhe.

Në 12 muajt e ardhshëm, ministri Tevdovski pret që të mbarojë vala e parë serioze e reformave, më shumë investime si rezultate në zhvillim të integrimeve Euro-Atlantike, por edhe lëvizje të gjendjes ekonomike në ose mbi potencialin e rritjen ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL