Turqi, Parlamenti i ka dhënë dritë jeshile zgjedhjeve parlamentare

Parlamenti i Turqisë ratifikoi propozim-ligjin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme më 24 qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 386 ligjvënës nga Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), dhe partitë opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) votuan në favor të propozim-ligjit.

Duke folur para deputetëve në asamblenë e përgjithshme, kryeministri Binali Yıldırım tha: “Ndihem i nderuar që jam kryeministri i fundit i Republikës së Turqisë”.

Ai tha se dita e sotme është moment historik për Turqinë.

Ai theksoi se Turqia do të jetë në gjendje të marrë vendime të shpejta me sistemin presidencial të qeverisjes, por edhe shpejt t’i zbatojë këto vendime.

“Zbatimi i plotë i këtij sistemi sigurisht do të jetë i mundur pas zgjedhjeve që do të mbahen në Turqi më 24 qershor. Këto zgjedhje janë me rëndësi të madhe në kontekstin e qëllimeve për 100 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë”, deklaroi Yıldırım.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button