AAK-ja pret të marrë pushtetin në Istog

Kryetari i komunës së Rahovecit, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, është optimist që partia e tij do të udhëheqë edhe me një komunë, ndonëse kanë kaluar gati një vit që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, njofton Koha.net.

Latifi tha se pret që Gjykata Kushtetuese ta kthejë rezultatin në favor të Gani Dreshajt në Istog, kundrejt kryetarit aktual Haki Rugova, duke ua mundësuar ta marrin edhe komunën e tetë.

“Ne kemi pasur informacione që edhe komunën e Istogut e kemi marrë, sidoqoftë të shohim çfarë po na thotë Gjykata Kushtetuese sepse e di që ka një ankesë, ekziston mundësia që ajo të vendos ndryshe nga ajo që është, ne e dimë që zotëri Rugova është kryetar komune mirëpo të shohim çfarë verdikti do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese”, tha ai për EO.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, të cilin e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit, duke i dhënë tender vëllait të tij, Gani Rugovës, në vlerë rreth 300 mijë euro.

Kthimin e një komune, por e pret edhe Arban Abrashi i LDK-së, i cili po pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë për përsëritje të balotazhit për kryetar të Prishtinës.

Ai ka dërguar kërkesë për përsëritje të balotazhit në Kushtetuese për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale, thotë se PZAP-ja dhe Gjykata Supreme nuk i kanë trajtuar ankesat si duhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button