Princi Charles do të jetë kreu i radhës i Komonuelthit

Princi i Uellsit do të jetë udhëheqësi i radhës i Komonuelthit, njoftuan liderët e tij.

Mbretëresha Elizabeth ka thënë se është “dëshirë e saj e sinqertë” që princi Charles ta pasojë atë “një ditë”, transmeton REL. 

Roli nuk është i trashëguar dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës.

Udhëheqësit e Komonuelthit e kanë diskutuar çështjen në një takim prapa dyerve të mbyllura në Kështjellën Windsor.

Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë dhënë më herët mbështetjen e tyre për princin Charles.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP