Shekerinska thotë se ka mundësi që Greqia ta bllokojë hyrjen e Maqedonisë në NATO

Ministrja e Mbrojtjes dhe zv/kryeministrja, Radmilla Shekerinska në një takim jo-formal me gazetarët, përpara vizitës së saj në SHBA, ka thënë se pret mbështetje pa rezerve nga Uashingtoni për hyrjen e Maqedonisë në NATO, njofton Portalb.mk.

“Periudha  deri në Samitin e Aleancës në qershor do të jetë e paparashikueshme në lidhje me kontestin për emrin”, ka vlerësuar Shekerinska, duke shtuar se vetëm një pjesë e gjërave varen nga Maqedonia.

Duke i komentuar deklaratat e ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Koxias, tha  se siç shihet vendi në qershor nuk do të hyjë në NATO. Ajo shtoi se deklaratat e tilla nuk janë të befasishme pasi që edhe paraprakisht përfaqësuesit e Athinës zyrtare kanë thënë se anëtarësimi në BE nuk është problem, por anëtarësimi në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button