Studimi i ri, shpresë për luftën kundër kancerit
Kombinimi i një ilaçi për imunoterapi bashkë me kimioterapinë mund të zgjasë kohën e mbijetesës së pacientëve me kancer të mushkërisë krahasuar me pacientët e trajtuar vetëm me kimioterapi, tregon një studim i ri, shkruan Shendeti.com.al.
Pacientët me kancer duhet të marrin imunoterapi si linja e parë e trajtimit, thonë ekspertët.
Pacientët që i nënshtrohen këtij lloji të ri trajtimi – që dëmton sistemin imunitar dhe shkatërron vetëm qelizat kancerogjene – zakonisht jetojnë më gjatë. Në studim u përfshinë pacientët me fazë të avancuar të kancerit.
Një studim tjetër ka zbuluar gjithashtu se trajtimi me imunoterapi mund të tkurrë masën tumorale para operacionit.