Palmer: Objektivi i SHBA-së është anëtarësimi i Kosovës në OKB

Integrimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, do të varet nga përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Serbia duhet të zgjidhë problemin e mos-njohjes së Kosovës. Kosova nga ana e saj, ndonëse është ende larg anëtarësimit në BE, synon njohjen e saj të plotë nga komuniteti ndërkombëtar.

Drejtori i Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Matthew Palmer, në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, thotë se objektivi i Shteteve të Bashkuara është që Kosova të hyjë në OKB, transmeton Telegrafi.

Sipas analistit Daniel Serwer ky anëtarësim duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Palmer e pranon periudhën e vështirë që po kalojnë Serbia dhe Kosova në procesin e dialogut, por u bën thirrje të dy vendeve që t’i rikthehen sa më shpejt dialogut.

“Mendoj se është e rëndësishme që palët të kthehet në tryezën e dialogut sa më shpejt të jetë e mundur, të përpiqen t’i lënë pas ngjarjet e para tri javëve dhe të shohin përpara dhe të përpiqen të gjejnë një mënyrë që të bëjnë përparim në programin për të cilin kanë rënë dakord”, tha ai.

Dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve është kyçi i integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, i tha Zërit të Amerikës analisti i çështjeve të Ballkanit Daniel Serwer.

“Zbatimi i ligjeve është një problem i madh për Kosovën. Por, problemi vërtetë i madh për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE nuk është teknik, por politik. Pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe vendet e tjera që e kanë njohur atë, presin një normalizim të plotë të marrëdhënieve me Beogradin para anëtarësimit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP