Macron apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje evropianëve t’i rezistojnë rritjes së autoritarizmit dhe të ripërtërijnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë.

“Nuk dua t’i përkas një brezi të të përgjumurve që kanë harruar të kaluarën e tyre”, tha Macron në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg, transmeton REL.

“Dua t’i përkas një brezi që zgjodhi të mbrojë demokracinë e tij”, tha ai.

Macron tha se “duket se ka nisur një luftë civile evropiane, ku nacionalizmi dhe egoizmi kanë përparësi”.

Ai e dënoi, siç u shpreh, magjepsjen me joliberalët.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e lavdëroi fjalimin e Macronit dhe përkushtimin e tij ndaj BE-së.

“Kjo është Franca e vërtetë”, tha Juncker.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP