Presion mbi Merkelin për reformimin e Eurozonës

Social-Demokratët në Gjermani u bënë presion konservatorëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, për të mbështetur propozimin për reformimin e Eurozonës, ashtu siç janë pajtuar me marrëveshjen për koalicion.

Konservatorët e Merkelit janë më të kufizuar për këto reforma, thuhet në disa dokumente të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters, hap i cili do të zemërojë presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili viziton Berlinin këtë javë, transmeton REL.

“Evropa është duke pritur Gjermaninë për më shumë se një vit”, tha anëtari i SPD-së, Carsten Schneider.

“Është koha që të përballemi me përgjegjësinë tonë”, tha ai për televizionin ARD.

Ligjvënësit konservatorë pritet të diskutojnë për Eurozonën para se Macron të vizitojë Berlinin.

Një draftë-rezolutë për ligjvënësit gjermanë, e hartuar nga anëtarët kryesorë të bllokut konservator të kancelares Merkel, refuzon planet e nxjerra nga ekzekutivi i Komisionit Europian për të përdorur një dispozitë ligjore specifike të BE-së për krijimin e një Fondi Monetar Evropian (EMF).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP