Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë

Së paku gjashtë civilë janë vrarë në provincën Ghor të Afganistanit, bënë të ditur zyrtarët afganë.

Iqbal Nezami, zëdhënës i policisë provinciale, tha se katër civilë të tjerë janë plagosur, transmeton REL.

Të gjitha viktimat janë hazaras – pakicë shiite që sulmohet shpesh nga ekstremistët sunitë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por edhe talibanët, edhe militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në provincën Ghor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP